Lajm i keq për Ancelottin, humbet mbrojtësin spanjoll para Championsit dhe derbit
Real Madrid do të duhet të bëjë pa Dani Carvajal për dy javët e ardhshme.
Sipas raportimeve të medieve spanjolle, mbrojtës ka pësuar një problem muskulor në këmbën e djathtë dhe me siguri do të mungojë në ndeshjen e parë të grupit të Champions League, këtë të mërkurë kundër Union Berlin dhe mbi të gjitha edhe për derbin e planifikuar për të dielën ndaj Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”.
Një goditje e re për trajnerin italian, i cili tashmë është duke u përballur me disa dëmtime të rënda.
Kapiteni duhet të zëvendësohet nga Lucas Vazquez, por Ancelotti, si masë paraprake, thirri edhe të riun Vinicius Tobias për ndeshjen e Championsit.