Lajçak: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë

Lajçak: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak ditë. Ai e bën të qartë se ka pritur më shumë sesa që i është ofruar.

Duke treguar për arritjet dhe ngecjet që janë hasur gjatë takimeve që ai pati me kryenogiciatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, Lajçak ka rikujtuar edhe njëherë të dyja shtetet nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe ofrojnë një plan të detajuar të punës për vitin e ardhshëm, të miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Lajcak ka shkruar se në dialog, përderisa progresi ka qenë më i ngadalshëm se sa ai ka shpresuar, ajo që është arritur vazhdon të jetë para së gjithash në të mirë të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

“Megjithatë, unë jam i inkurajuar nga hapat e vegjël përpara, siç është krijimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Është koha e fundit për t’u afruar me familjet dhe të dashurit e atyre, fati i të cilëve ende nuk dihet. Komisioni i Përbashkët është vendosur të sigurojë shtytjen politike aq të nevojshme”, ka shkruar Lajcak.

Ai ka ripërsëritur kërkesat që BE ka karshi Kosovës dhe Serbisë.

“De-përshkallëzimi i tensioneve, përgjegjësi për sulmet e 2023, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”.

Lajcak në këtë përmbledhje përfshiu gjithashtu edhe takimin e fundit që pati me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe drejtorin Petar Petkovic.

“I falënderova për bashkëpunimin e tyre të mirë gjatë periudhës së kaluar”.

Share This