Lajçak flet për takimin e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Lajçak flet për takimin e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje për takimin e djeshëm në nivel kryenegociatorësh në Bruksel ku u arrit pajtueshmëri për komision të përbashkët për të zhdukurit.

Ai përmes një postimi në platformën X është shprehur i lumtur për takimin e së martës, njofton Klankosova.tv.

Lajçaku theksoi se ua ka përsëritur kryenegociatorëve Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit se normalizimi i raporteve do të thotë integrim dhe pa shkëputje mes palëve.

Ai mes tjerash përmendi hapat që duhet ndërmarrë të dyja vendeve për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian të vitit 2024.

“Depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e vitit 2023, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, shkruan Lajçak.

Share This