Lajçak dhe diplomatët amerikanë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën, Jim O’Brien dhe Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Emisari evropian ka shkruar në platformën ‘X’ se me diplomatët amerikanë ka diskutuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Gjithmonë e dobishme për të pasur një diskutim strategjik për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikën rajonale me O’Brien nga DASH dhe Kasanof nga DASH. Mezi presim të vazhdojmë bisedën tonë javën e ardhshme në Bruksel”, ka shkruar Lajçak, raporton rtk.