Lacio mendon për Manajn
Lacio po vlerëson përforcimet për sulmin e sezonit të ardhshëm dhe ka në vëmendje sulmuesin e Sivassporit me një të kaluar të afërt në Serinë A.
Sipas asaj që raporton portali turk Fanatik, skuadra italiane po vëzhgon me interes profilin e Rei Manajt, golashënuesi i 22 golave këtë sezon me Sivasspor.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Spezias, ndër të tjera, vlerësohet jo më pak se 15 milionë nga klubi turk, i cili tashmë ka refuzuar një ofertë prej 10 milionësh nga Arabia.
Lojtari ka informuar klubin se dëshiron të largohet dhe do të donte të përfitonte nga vitrina e Kampionatit Evropian(në të cilin është përfshirë me Shqipërinë) për të arritur këtë qëllim.