Lacio-Atletiko dhe derbi i kujdestarit të… Olimpias
Dueli mes Lacios dhe Atletiko Madrid është special për kujdestarin e shqiponjës të ekipit roman.
Bëhet fjalë për Juan Bernabé, i cili kujdeset prej 13 vitesh për shpendin fisnik të Lacios.
Spanjolli nga Kadizi tregon me emocion momente të punës të tij edhe pse sot për herë të parë Olimpia e tij do të fluturojë mbi kokat e bashkëkombësve të tij nga Madridi.
“Momenti kur shqiponja fluturon mbi kokat e tifozëve është diçka emocinuese pasi të gjithë shikojnë simbolin e një skuadre teksa përshkruan stadiumin”, thotë Bernabé.
Spanjolli tregon se puna e tij e ka bërë që të takohet me shumë yje të futbollit ndër vite.
Madje kur ka punuar për ekipin e Benfikës, në inagurimin e “Da Luz”, ai ka pozuar me Diego Armando Maradonën.