Laçi thotë se Shqipëria synon maksimumin e pikëve ndaj italisë
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, ka thënë se synimi është që të merret maksimumi i pikëve në ndeshjen e parë.
Shqipëria gjendet në Grupin B së bashku me Italinë dhe Spanjën.
Ndeshjen e parë skuadra shqiptare e luan kundër asaj italiane më 15 qershor.
“Ndeshja e parë është pak më e vështirë për të gjitha ekipet, si për ne si për Italinë. Ne kemi arritur deri këtu me shumë meritë. Kemi dhënë maksimumin në kualifikuese, kemi bërë ndeshje të mira dhe kështu do të vazhdojmë. Të punojmë sa më mirë, të stërvitemi dhe të mundohemi që të shfaqim ato gjëra që jemi stërvitur edhe në fushë. Objektivi ynë është që të marrim maksimumin e pikëve te ndeshja e parë”, ka thënë mefushori shqiptar. “Sigurisht që do të jetë një përballje shumë e vështirë. Që nga shorti ne e dinim që do ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët po japim maksimumin dhe duhet të luftojmë deri në fund për të marrë maksimumin e pikëve”.