La Liga, sulm i ri ndaj Superligës: Do të shkatërrojë futbollin europian
Një sfond shqetësues, grafika kryesisht të errëta dhe një fjalim propagandistik: ja se si La Liga krijoi videon e re kundër Superligës.
Presidenti i La Ligës spanjolle, Javier Tebas ka qenë gjithmonë një nga kundërshtarët më të ashpër të kompeticionit të krijuar nga A22.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Bashkimit Evropian, ai e rriti edhe më shumë zërin.
Videoja shpjegon më mirë Superligën: shpjegon se si sistemi i ekspozuar në versionin e ri do të përdoret për të favorizuar vetëm disa skuadra dhe se si të ardhurat e klubit do të ulen me 55%.
“Nuk merr parasysh vlerat e piramidës së futbollit europian dhe do të zhdukë ëndrrat e shumicës së klubeve, duke shkatërruar kështu futbollin në kontinentin e vjetër”, kështu thuhet në videon e cila përfundon me një: “nuk ekzistoni”.