La Liga / Real e Girona synojnë shkëputjen
Real Madrid dhe Girona mund të shkëputen edhe më tepër në majën e renditjes pas ndeshjeve të së shtunës, pasi Atletico Madrid i vendit të tretë pret Barcelonën.
Skuadra e Carlo Ancelottit u barazua në pikë me Gironën javën e kaluar, pasi kjo e fundit u ndal nga Atletic Bilbao.
Real dhe Girona kanë nga 35 pikë, ndërsa Atletico 31, por me një ndeshje më pak. Nesër Real Madrid pret Granadën, skuadra e vendit të parafundit, ku tri pikët pritet të jenë formalitet.
Edhe Girona luan përsëri në shtëpi, këtë herë kundër Valencias, skuadër në mesin e renditjes, me 19 pikë.
Barcelona humbi pak terren me barazimin 1-1 në fushën e Vallecanos dhe duhet të fitojë në Madrid me Atletico të hënën nëse dëshiron që hendeku me kreun të mos zgjerohet, por edhe për të ruajtur zonën Champions nga Bilbao e Sociedad, me nga 26 pikë.
Bilbao pret Vallecanon, ndërsa Sociedad luan në Osasuna.