La Liga, humbet Barcelona, fiton Reali

La Liga, humbet Barcelona, fiton Reali

Java e parafundit e La Ligës solli rezultate befasues për skuadrat spanjolle.

Barcelona, e sapokurorëzuar kampione, u mposht 2-3 në shtëpi nga Villarreal, ndërsa Espanyoli i Marash Kumbullës u mund 0-2 nga Osasuna, duke rrezikuar rënien nga kategoria.

Në ‘Estadio Olimpico Lluis Companys’, Barcelona, e ‘dehur’ nga suksesi, nuk arriti të ruajë ritmin, duke pësuar një humbje të papritur ndaj Villarrealit. Kjo disfatë nuk ndikon në pozicionin e tyre, pasi ata tashmë kanë siguruar titullin e 28-të në histori.

Ndërkohë, Espanyoli i Marash Kumbullës u përball me një humbje të rëndë ndaj Osasunës, duke e lënë vetëm dy pikë mbi zonën e rënies. Skuadra do të kërkojë mbijetesën në javën e fundit të kampionatit.

Në ndeshje të tjera, Real Madrid triumfoi 2-0 ndaj Sevillës, derisa Atletico Madrid mposhti 4-1 Betisin. Valencia u mund 0-1 nga Athletic Bilbao.

Java e fundit e La Ligës pritet të jetë vendimtare për shumë skuadra, veçanërisht për ato që ‘luftojnë’ për mbijetesë.

Share This