Ky Liverpool i frikshëm, mposht Brentford-in

Ky Liverpool i frikshëm, mposht Brentford-in

Darwin Nunez ka qenë heroi i Liverpool të shtunën, duke shënuar dy gola në kohën shtesë që i kanë dhënë skuadrës së tij një fitore 2-0 ndaj Brentford-it në “Brentford Community Stadium”.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot e ka dominuar pjesën e parë, por mbrojtja e fortë e Brentford dhe ndërhyrjet vendimtare të portierit Mark Flekken e kanë mbajtur rezultatin të pandryshuar.

Brentford e ka pasur një mundësi të artë në minutën e pestë, kur Mikkel Damsgaard nuk ia ka arritur ta përfundonte një krosim të ulët të Mads Roerslev, edhe pse ishte përballë portës bosh.

Nga ana tjetër, Liverpool ka rrezikuar me gjuajtjet e Ryan Gravenberch dhe Dominik Szoboszlai, i cili e ka goditur traversën.

Brentford ka krijuar disa raste të rrezikshme, por as goditja me kokë e Christian Nørgaard nga një top i Bryan Mbeumo nuk e ka gjetur kuadratin.

Në pjesën e dytë, Liverpool e ka shtuar presionin, duke krijuar një sërë mundësish nga goditjet nga këndi dhe nga aksionet e shpejta. Cody Gakpo dhe Luis Diaz kanë testuar sërish portierin e Brentford, por ishte Nunez ai që bëri diferencën pasi hyri në lojë si zëvendësues.

Në minutat shtesë, pas një pasimi të saktë nga Trent Alexander-Arnold, Nunez e ka shënuar golin e parë duke mposhtur Flekken nga afër. Vetëm dy minuta më vonë, uruguaiani ka realizuar golin e dytë, këtë herë pas një asisti nga Harvey Elliott, duke vulosur fitoren e Liverpool.

Pas kësaj ndeshje, Liverpool kryeson tabelën e Premier League me pesëdhjetë pikë, shtatë më shumë se sa Arsenal që gjendet në vendin e dytë e që luan sonte.

Nga ana tjetër, Brentford gjendet në vendin e njëmbëdhjetë me njëzet e tetë pikë.

Share This