Ky është reagimi i Rrahmanit pas humbjes së Kosovës ndaj Rumanisë

Ky është reagimi i Rrahmanit pas humbjes së Kosovës ndaj Rumanisë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka reaguar pas kritikave të shumta në adresë të Dardanëve pas humbjes nga Rumania.

Kosova u mund nga Rumania (2-0), të martën mbrëma në stadiumin ‘National’ të Bukureshtit, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Kjo sfidë ishte zhvilluar me shumë tensione dhe ndërprerje për gati një orë shkaku i banerit të shfaqur nga tifozët rumun, ku shkruante “Kosova është Serbi”.

Paraqitja e Kombëtares sonë, është kritikuar mjaft shumë në disfatën ndaj rumunëve.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka reaguar përmes llogarisë së tij në Instagram.

“Kur i shohim njerëzit si njerëz dhe jo qytetarë të një vendi tjetër, ne përmbushim vlerat e humanizmit”, ka shkruar Rrahmani në postimin e bashkangjitur me një fotografi me fanellën e Kosovës.

Share This