“Ky është futboll i pastër”, Bruno tregon se në cilën ligë do të dëshironte të shkonte pas largimit nga United

“Ky është futboll i pastër”, Bruno tregon se në cilën ligë do të dëshironte të shkonte pas largimit nga United

Bruno Fernandes do të donte të provonte Brazilin pas përfundimit të kohës së tij te Manchester United.

Sigurisht, është ende herët që Bruno të mendojë largimin nga Premierliga, por ai tashmë e di se në cilin kampionat tjetër do të donte të provonte veten.

Në një intervistë për ESPN Brasil, Fernandes tha:

“Sa herë që mundem, i ndjek ndeshjet në Brazil, sepse më duket futbolli brazilian tërheqës, energjik, me shumë cilësi, gëzim dhe lojë kokë më kokë.

Ky është futboll i pastër. Dhe mendoj se tani, me trajnerët që janë aty, kam parasysh jo vetëm portugezët, por edhe brazilianët, ana taktike po zhvillohet gjithnjë e më shumë.

Nuk më pëlqen shumë të flas për të ardhmen e largët, por gjithçka është ashtu siç thashë. Ky është futboll tërheqës, shumë interesant. Problemi i vetëm është se ka udhëtime shumë të gjata në Brazil [qesh]. Ka shumë gara, shumë klube që luajnë në Copa Libertadores dhe Copa Sudamericana, të cilat janë turne shumë të mirë.

Share This