Kvaratskhelia shuan dyshimet: Jam shumë i lumtur te Napoli

Kvaratskhelia shuan dyshimet: Jam shumë i lumtur te Napoli

I intervistuar gjatë eventit reklamues të Adidas “Generation Pred”, Khvicha Kvaratskhelia foli edhe për aventurën napolitane:

“Si është të luash në Napoli? Jam shumë i lumtur sepse tifozët e Napolit janë vërtet fantastikë.

Ata e duan futbollin aq shumë dhe jam krenar që më trajtojnë kaq mirë. Napoli është një ekip i madh me legjenda të mëdha: Maradona ka luajtur aty dhe nuk ka asnjë lojtar më të madh se ai.

Është gjithashtu një qytet fantastik dhe, për mendimin tim, një nga klubet më të mira në botë. Janë gjëra të tilla që e bëjnë përvojën në një klub të paharrueshme”, ka thënë mes të tjerash ylli i Napolit.

Share This