Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2025

Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2025

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, i cili kap vlerën e 3.6 miliardë eurove.

Partitë opozitare nuk morën pjesë në votim, ndërsa deputetët e mazhorancës nuk i votuan amendamentet e propozuara nga opozita.

Gjatë kësaj seance deputetët e opozitën e kanë akuzuar pushtetin për shkelje në buxhetin e vitin 2025 dhe kanë kërkuar që ai të mos vihet në votim dhe më pas e kanë braktisur seancën.

Buxheti për vitin 2025 është paraparë të jetë 3.6 miliardë euro, teksa investimet kapitale janë paraparë të jenë 930 milionë euro, raporton rtk.

Share This