Kush janë skuadrat me më shumë tifozë në Itali?

Kush janë skuadrat me më shumë tifozë në Itali?

Një sondazh i kryer nga “Demos” për të përditshmen “La Repubblica” tregon se kush janë skuadrat që kanë më shumë tifozë në Itali.

Në vendin e parë qëndron Juventusi, i shkëputur ndjeshëm nga skuadrat e tjera me 32% të tifozëve, një shifër në rritje pasi në sondazhin e vitit 2023 vetëm 29% e të anketuarve përkrahnin skuadrën bardhezi.

Në vendin e dytë dhe të tretë qëndrojnë dy skuadrat e Milanos. Interi me 15% zë vendin e dytë, ndërsa Milani qëndron në shkallën më të ulët të podiumit me 15%. Si zikaltërit edhe kuqezinjtë kanë pësuar një ulje të tifozëve krahasuar me një vit më parë kur përkraheshin respektivisht nga 16% dhe 17% e të anketuarve.

Në vendin e katërt qëndron Napoli me 10%, ndërsa në të pestin Roma me 7%. Sondazhi bashkon ekipet që individualisht nuk i kalojnë 3% të tifozëve në një makrogrup me vlerë 21% të totalit.

Skuadrat me më shumë tifozë në Itali

Juventus 32% (në rritje, në vitin 2023 ishte 29%)

Inter 15% (në rënie, në 2023 ishte 16%)

Milan 15% (në rënie, në 2023 ishte 17%)

Napoli 10% (në rënie, në 2023 ishte 11%)

Roma 7% (në rritje: në 2023 ishte 6%)

Share This