Kush janë lojtarët më të paguar të Serie A?
Pasi firmosi në 23 dhjetor rinovimin e kontratës që e lidh me Napolin, Victor Osimhen u bë futbollisti më i paguar i kampionatit italian.
Sipas kontratës së re sulmuesi nigerian do të përfitojë 10 milionë euro në sezon (nga 4.5 milionë që fitonte deri më tani).
Në vendin e dytë në këtë renditje të veçantë qëndron Vlahovic i Juventusit. Sulmuesi bardhezi fiton aktualisht 7 milionë euro në vit, por klubi është i gatshëm që t’i rinovojë kontratën duke i rritur pagën në 7.5 milionë dhe fitimet do të vijnë duke u rritur duke shkuar deri në 12 milionë në vitin e fundit (2027).
Në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Romelu Lukaku që te Roma (i huazuar nga Chelsea) fiton 7 milionë euro në sezon. Marrëveshja fillestare ishte për 7.5 milionë në sezon, por belgu pranoi që të ule me gjysmë milione pagën e tij që të bëhej transferimi në kryeqytetin italian.
Dhjetëshen e parë të lojtarëve më të paguar të Serie A e plotësojnë respektivisht Rabiot (Juventus) me 7 milionë euro në sezon, Szczesny (Juventus) 6.5 milionë, Lautaro (Inter) 6 milionë, Alex Sandro (Juventus) 6 milionë, Calhanoglu (Inter) 6 milionë, Thuram, (Inter) 6 milionë dhe Bastoni (Inter) 5.5 milionë.