Kush e lyp kokën e Hashim Thaçit!

Kush e lyp kokën e Hashim Thaçit!

Shkruan: Sali BISLIMI

Riza Greiçevci, shkrimtari guximtar, vjen me librin e sapo botuar i cili me shumë përkushtim e promovoi në odën tonë. Me bacin Riza na lidhë origjina e familjeve tona, atje naltë në malësi ku te parët tanë kanë kuvendu në një hije lisi Topillë-Greiçevcë.

Dhimbja e historisë së Kosovës është më e thellë sa një oqean, një natë e tërë duke dëgjuar për të gjitha vuajtjet e këtij populli, me emocion të thellë na tregon një historik të detajuar të mësuesit Fazli Greiçevci që e kishte djalë të axhës, sa rrëqethëse dhe e dhimbshme.

Ky libër i botuar së fundi në mbrojtje të presidentit Hashim Thaçi është një dëshmi e fuqishme dhe vendimtare në peizazhin aktual politik të Kosovës. Përmes analizave të thella dhe të nuancuara, autori nënvizon kontributet e rëndësishme të Thaçit në luftën për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, duke trajtuar polemikat e shumta që e rrethojnë.

Duke përshkruar jo vetëm sukseset e tij, por edhe sfidat kryesore me të cilat u përball, shkrimtari u ofron lexuesve një këndvështrim pasurues që shkon përtej rrëfimeve të thjeshtuara.

Ky libër synon të inkurajojë dialogun konstruktiv për trashëgiminë politike të presidentit Thaçi, duke i ftuar të gjithë të reflektojnë mbi sfidat me të cilat Kosova vazhdon të përballet në kërkimin e saj për njohje drejtësi dhe stabilitet ndërkombëtar.

Duke rivendosur një zë shpesh të lënë pas dore, kjo vepër është një kontribut thelbësor në debatin publik, duke pohuar nevojën për një kuptim më të thellë të çështjeve që formojnë strukturën politike dhe shoqërore të Kosovës bashkëkohore.

Autori tregon kështu se e kaluara nuk duhet të shtypet, por të kuptohet dhe analizohet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Disa foto që do të mbetën kujtim i paharruar për bisedat tona të gjata deri në mëngjes duke treguar dashurinë dhe përpjekjet e popullit tonë për Kosovën e lirë.

Është një thënie që thotë: “Qeni nuk e han dorën e cila e ushqen” por këta qenë që duan ta hanë lirinë dhe shtetin e Kosovës ushqehen nga vendet anti-Kosovë!!!

Share This