Kush do ta fitojë Premierligën? Këto janë kombinimet në 90 minutat e fundit të sezonit
88 pikë për Manchester Cityn, me një diferencë golash prej +60.
86 pikë për Arsenalin, me një diferencë golash prej +61.
“Gunners” nuk kanë çka të bëjnë tjetër veçse të shpresojnë tek West Ham United, kundërshtar i ekipit të Pep Guardiolës në xhiron e fundit të këtij sezoni në Premierligë, e cila do të zhvillohet këtë të diel.
“Citizens” do t’ju mjaftonte ta mposhtin ekipin londinez, që me këtë rast ekipit të Mikel Artetas s’do t’i shërbente asgjë fitorja kundër Evertonit, shkruan “Express”.
Një finale e pabesueshme, për t’u shijuar deri në minutat e fundit të sezonit, që ishte vërtet entuziazmues.
Këto janë kombinimet e mundshme në 90 minutat e fundit të sezonit:
– Manchester City do të bëhet kampion nëse e mposht West Hamin, por edhe nëse barazon ose nëse humb, me kusht që Arsenali të mos e mposht Evertonin;
– Arsenali do të bëhet kampion nëse fiton ndaj Evertonit dhe nëse Manchester City barazon ose humb nga West Hami;
– Në rast se sezoni mbyllet me pikë të barabarta mes Cityt e Arsenalit, ai që do të vendosë do të jetë goldallimi, i cili do të nisë të llogaritet nga diferenca e golave të shënuar.