Kusari-Lila: Nëse duan ta bëjnë qeverinë e opozitës, partitë fillimisht duhet ta votojnë kryeparlamentarin

Kusari-Lila: Nëse duan ta bëjnë qeverinë e opozitës, partitë fillimisht duhet ta votojnë kryeparlamentarin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk i ka të qarta qëndrimet e partive tjera në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Ndonëse PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja deri me tani me dhjetëra herë i kanë treguar qëndrimet e tyre, Kusari-Lila ende nuk e ka të qartë.

“E kemi të pa qartë se cila është kërkesa e opozitës në këtë situatë. Është e qartë se cili është synimi ynë kur vijmë secilën herë në Kuvend, vijmë për të votuar, për të konstituar Kuvendin”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se nëse PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja duan të bëjnë qeverinë e opozitës, ato fillimisht duhet të votojnë kryetarin e Kuvendit.

“Nëse duan ta bëjnë qeverinë, ose të jenë pjesë e një qeveri të përbërë nga partitë e deridjeshme opozitare atë nuk mund ta kenë pa u votuar kryetari i Kuvendit, nënkryetarët dhe pa u konstituuar Kuvendi. Prandaj në rrethanën në të cilën jemi është një situatë në të cilën bllokuesi të vetëm janë partitë që sot nuk marrin pjesë në votim”, ka thënë Kusari-Lila.

Share This