Kurti: Votuan Zajednicën, Specialen e demarkacionin,sot s’e votojnë Haxhiun

Kurti: Votuan Zajednicën, Specialen e demarkacionin,sot s’e votojnë Haxhiun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kritikuar deputetët nga radhët e partive opozitare për mos votimin e kandidates për kryekuvendare, Albulena Haxhiu, duke ngrerë paralele me votime në çështje të tjera.

Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, përkatësisht tubimit me gra, ka thënë se janë të njëjtit deputetë që në të kaluarën kanë votuar “Zajednicën”, Gjykatën Speciale e demarkacionin.

“Gruaja të cilën më së shumti e ka votuar populli në zgjedhjet e 9 shkurtit është Albulena Haxhiu. Në vend se ta respektojnë popullin e luftojnë Albulenën. Dhe kush e bën këtë? E bëjnë edhe 10 deputetë që sot janë në opozitë dhe e kanë votuar ‘Zajednicën’ me 27 qershor 2013; po ashtu 10 deputetë që sot janë në opozitë e kanë votuar amnistimin e kriminelëve serbë në veri me 11 korrik 2013; më tej, 7 deputetë opozitarë sot, më 3 gusht 2015 e patën votuar Gjykatën Speciale; dhe, 15 deputetë opozitarë që janë tani e e patën votuar demarkacionin me Malin e Zi me 21 mars 2018”, ka thënë Kurti, raporton rtk.

Më tej ai ka thënë se ata kanë votuar këto katër fenomene, “të këqija” sipas tij, por jo edhe Haxhiun.
“E këta deputetë të papenduar për këto 4 votime aq të këqija nuk e votojnë Albulena Haxhiun, dhe bile ia pamundësojnë kuorumin Kuvendit për votim të fshehtë. 5 deputetë opozitarë i kanë votuar të katërtat këto të këqija, kurse Albulena asnjërën prej tyre”, ka thënë Kurti.

Share This