Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë

Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar përmirësimet e mëdha që ka shënuar pasaporta e Kosovës në vitin 2024.

Sipas tij, pasaporta e Kosovës renditet më lart se kurrë më parë në indekset ndërkombëtare dhe është ndër 10 pasaportat që kanë shënuar përmirësimin më të madh gjatë dekadës së fundit.

“Me të, sot mund të udhëtojmë në 38 vende të botës më shumë sesa në vitin e kaluar,” ka deklaruar Kurti, duke theksuar se qytetarët tashmë mund të lëvizin lirshëm dhe pa diskriminim, pa nevojën për të pritur për viza në ambasada për udhëtime afatshkurtra.

Kryeministri po ashtu ka përmendur rëndësinë e liberalizimit të vizave dhe njohjen e pasaportës së Kosovës nga shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

“Me këto përparime, po e afrojmë Kosovën me Evropën dhe përtej,” ka theksuar Kurti në Facebook.

Share This