
Kurti thotë se do t’u qëndrojnë pranë artistëve, takimin e quan dëshmi pune
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se artistëve do t’u qëndrojnë pranë edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës.
Kurti, që ka shpërndarë fotografi nga takimi që ka pasur me ta në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë e ka quajtur dëshmi e punës së madhe për kulturën.
“Ndejë të bukur me artistë në Prishtinë, si dëshmi e punës së madhe për kulturën. Do të ju qëndrojmë pranë edhe në mandatin që po vjen, sepse jemi qeveri që e vlerësojmë dhe e duam artin”.