Kurti takon ambasadorët evropianë, për konstituimin e Kuvendit

Kurti takon ambasadorët evropianë, për konstituimin e Kuvendit

Me ftesë të ambasadorit të Finlandës në Kosovë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati sot një drekë pune të përbashkët me Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, Ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, Ambasadoren e Holandës, Karin Boven, Ambasadorin e Belgjikës, Grégoire Cuvelier dhe Shefin e Misionit në Ambasadën e Luksemburgut, Eric Dietz.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se, gjatë takimit, “diskutuan bashkë rreth zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë, dhe tema tjera me interes në kuadër të komunikimeve dhe shkëmbimeve të rregullta ndërmjet Qeverisë dhe shteteve partnere.”

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për raportet e mira dhe për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre shteteve ndaj Kosovës, sidomos në proceset integruese në Bashkimim Evropian dhe NATO”, theksohet në njoftim, raporton rtk.

Share This