Kurti: Suksesi i ynë është amanet i dëshmorëve

Kurti: Suksesi i ynë është amanet i dëshmorëve

Manifestimet për nder të 17 Shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, kanë nisur qe në orët e hershme të mëngjesit, ku sipas agjendës Shtetërore, është mbajtur mbledhja solemne e Qeverisë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen festive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka thënë suksesi i ynë është amanet i dëshmorëve.

“Demokracia kërkon institucione të forta, pa institucione që garantojnë të drejtat e njeriut, demokracia mbetet vet një ide. Republika jonë mbetet me e fortë , ekonomia po rritet vit pas viti, me pasaportën e Republikës lëvizim lirshëm dhe jemi nder vendet më të sigurta. Rezultatet tona janë dëshmia e progresit tonë të përbashkëta”, tha ai. Pas mbledhjes se Qeverisë, kreu i ekzekutiv iti shoqëruar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani kanë marr pjesë në ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu në kuadër të ceremonive festive ata kane kanë bërë nderime te Monumenti i të Pagjeturve si dhe te Monumenti i Fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Share This