Kurti sheh nga afër punimet në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë

Kurti sheh nga afër punimet në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar punimet në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë, duke ndjekur nga afër ecurinë e këtij projekti të rëndësishëm për sportin vendor, ka njoftuar qeveria e Kosovës.

“Qëndrimin në Gjakovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e vazhduan me vizitën në punimet në Stadiumin e Qytetit. Në prill të vitit të kaluar është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjakovës, përmes së cilës Qeveria është zotuar që të ndajë buxhetin e nevojshëm për përfundimin e stadiumit. Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 9 milionë euro”, ka shkruar ekzekutivi.

“Stadiumi i përket kategorisë IV-të dhe afati i realizimit të kontratës është 36 muaj”.

Share This