Kurti: ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur

Kurti: ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbështetur vendimin e presidentit të ShBA-ve, Donald Trump për të sulmuar Iranin.

Në një shkrim në “Facebook” ai tha se ShBA-ja është miku ynë special që duhet ta mbështesim.

“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese. Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare. ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur”, ka shkruar Kurti.

Share This