Kurti: Rritja ekonomike vazhdon përtej projeksioneve fillestare

Kurti: Rritja ekonomike vazhdon përtej projeksioneve fillestare

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje, sipas tij, përtej projeksioneve fillestare.

“Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, ka shkruar Kurti në Facebook, teksa ka shpërndarë postimin e mbrëmshëm të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ky i fundit ka shkruar se ekonomia e vendit tonë vazhdon rritjen me 4.27% edhe në tremujorin e dytë të 2024.

Share This