Kurti premton ndërtimin e kompleksit memorial në Reçak
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, me kandidatët për deputet,në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore, ka mbajtur tubim elektoral në Shtime.
Kurti tha se në Shtime është pritur me anëtarësime të reja. Qytetarëve të Shtimes ai u premtoi çerdhe te reja, ndërtimin e kompleksit memorial në Reçak.
“Në qeverinë tonë i kemi rritur bujkut arrën, studentit bursën e ushtarit armën. Qeveria e LVV-së ja ktheu ekonomisë së vendit prodhimin. Të moshuarve që kanë kontribuar ua rriti pensionet, veteranëve benefitet, institucioneve ua ktheu lavdinë e luftës çlirimtare. Shteti i cili është i domosdoshëm për siguri e mirëqenie edhe për brezat e ri, ndaj të cilëve kemi përgjegjësi”, tha Kurti.
Sipas tij, ky shtet është shtet që kujdeset për të gjithë, një shtet mes te rinjve e të moshuarve, me kujdes për ambientin, edukimin në shëndetësi, që jep mundësi të barabarta, rrisim paga dhe mireqenie për të gjithë.
“Në mandatin tonë të ardhëm, ka edhe shumë punë sepse shumë projekte .. ndërtimi i kompleksit memotial në Reëak, autostrdaë Duhel -Shtime mbi 30 kilometër, duke e funksionalizuar rrjetin e autostradave. Ndërtimi i QMF 3 milion euro dhe enti special 6 milion euro, 170 mijë euro parku teknologjik, ndërtimi i transmisionit elektrik që zgjidhe ngarkesën elektrike”, tha Kurti.
Albulena Haxhiu, premtoi se në mandatin e ardhshëm di t’i realizojnë reformat në drejtësi, siç tha ajo ato që gjykata kushtetuese i vonuar gati një vit.
“Në mandatin e qeverisë Kurti tre, të gjitha qe reformat që i kemi nisur në drejtësi do të realizohen, sepse kanë ndodhur para syve të prokurorëve tanë …”, tha pos tjerash Haxhiu.
Qemajl Aliu, kryetar i Shtimes tha se është dekada e Albin Kurtit, ndërsa prezantoi projektet e realizuara të komunës së Shtimes. Ndriçim të rrugës, trotuare, parqe, stadium, shëndetësi shërbime moderne, objekti i ri komunës dhe së shpejti një objekt të QMF, premtoi kryetari i Shtimes para qytetarëve. /rtk/