Kurti po e shkatërron shtetin e Kosovës: Ky njeri duhet me u ndalë më 9 shkurt
Ish-diplomati, Avni Arifi, ka thënë se Albin Kurti po e shkatërron shtetin e Kosovës.
“Ky njeri duhet me u ndalë më 9 shkurt”, ka shkruar Arifi në “Facebook”.
Ai ka thënë se Kosova nuk duhet kurrë të lejojë që të merr standarde të lirisë së mediave nga Bjellorusia, Korea Veriore apo Irani.
“Nuk mund të sillemi si të pafajshëm, sikur nuk e dimë të vërtetën e sigurt askush nuk po na e bën të padrejtë. Rënia në indeksin botëror për lirinë e mediave është plotësisht e merituar. Kurti dhe klika e tij dëshirojnë një sistem monist dhe përfaqësojnë mbeturina të regjimeve komuniste të shekullit të kaluar. Rënia për 20 vende në vetëm një vit është një paralajmërim serioz; paramendoni çfarë mund të ndodhë me lirinë në këtë vend nëse këta fitojnë më 9 gusht. Nuk besoj se populli i Kosovës do të pranojë të bëhet shërbëtor i robërisë së tij. 9 shkurti duhet të jetë dita e Çlirimit të vërtetë të Kosovës. Shiheni rënien në indeksin global të Reporterëve pa Kufij. Nga vendi i 56 në vendin e 75. Drejtim i gabuar o vlla”, ka shkruar Arifi.