Kurti: Pikëkalimi kufitar fuqizon bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë

Kurti: Pikëkalimi kufitar fuqizon bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë

Përurohet pikëkalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot, pas një kohe të gjatë, po bëhen pikëkalimet e përbashkëta në Han i Elezit – Bllacë” dhe Glloboqicë – Jazhincë, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.

“Janë më shumë se pika kufitare. Janë pika të reja që lidhin edhe më shumë dy shtetet tona”, ka thënë Kurti, duket treguar se modeli i kësaj pike kufitare do të jetë “hyrje-hyrje”, tha Kurti.

Sipas tij, ky model do të mundësojë sistemimin e policisë kufitare vetëm në hyrje, duke optimizuar resurset dhe rritur kapacitetet për përballjen me fluksin në rritje të qytetarëve.

Kurti tha se vetëm gjatë vitit 2024 pikat kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut i kaluan 5 milionë qytetarë. Këto pikë kalime kufitare do të ndihmojnë në qarkullimin më të shpejtë të ushtëtarëve dhe mallrave.

Kjo është shenjë e bërë në  bashkëpunim në mes dy vendeve. Sipas Kurtit ky hap i pritur kahmot nga qytetarët, është rezultat i punës në mes dy vendeve në mes dy qeverive.

“Na gëzon fakti që tani e tutje policët tanë do të punojnë në të njëjtat hapësira. Kësisoj kemi fuqizim të partnertitetit dhe bashkëpunimit tonë në fushën e sigurisë”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, shprehu se kurorëzimi i projektit të sotëm është pasqyrim i aspiratave tona të përbashkëta për kufinj të hapur, por të sigurt.

Ai theksoi se Ministritë e Brendshme të dy shteteve gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e sigurisë, e veçanërisht të policisë.

Simbolet e Republikës së Kosovës të vendosura në vendkalimin Bllacë, për hyrje në Kosovë. Vendkalimi i deritanishëm kufitar në Han të Elezit, prej sot pushon së funksionuari. /rtk/

Share This