Kurti: Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme

Kurti: Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme

Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës. Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se pasaporta e Kosova sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht.

Ai ka uruar qytetarët dhe ka përgëzuar Ministrinë e Jashtme e zyrtarët shtetërorë.

Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë.

Urime qytetarëve dhe përgëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarëve shtetërorë që punojnë çdo ditë për forcimin e shtetësisë sonë.

Share This