
Kurti pas fitores së Kosovës: Përgëzime për lojën edhe shumë fitore të tjera
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar Kosovës për fitoren në ndeshjen ndaj Islandës, për kalim në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve.
Kurti, në një postim në Facebook, ka përgëzuar lojtarët për fitoren 3-1 ndaj Islandës, “urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin”.
“Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur. Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin”.