Kurti nga Ferizaj: Aty ku ndahet rrjedha e lumit të Nerodimës në dysh, aty bëhemi bashkë në një
Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti bashkë me disa ministra ka qëndruar sot në qytetin e Ferizajit.
Nga aty Kurti u shpreh se nga aty ku ndahet rrjedha e lumit të Nerodimës në dysh, aty bëhemi bashkë në një, sepse rrjedha jonë as nuk ndahet e as nuk ndalet.
“Aty ku ndahet rrjedha e lumit të Nerodimës në dysh, aty bëhemi bashkë në një, sepse rrjedha jonë as nuk ndahet e as nuk ndalet. Sonte ishim në Ferizaj, e prej aty do të vazhdojmë, krah për krah, cep më cep drejt 9 shkurtit për më shumë rritje, zhvillim e siguri”, ka shkruar Kurti.