Kurti në Viti, premton kyçjen në autostradë dhe palestrën e sportit

Kurti në Viti, premton kyçjen në autostradë dhe palestrën e sportit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Lëvizja e Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, Albin Kurti, në një tubim elektoral në komunën e Vitisë, u premtojë të pranishmëve që punimet për kyqjen e banorëve të kësaj komune me autostradën “Arbën Xhaferi” do të nisin posa të përmirësohet moti dhe do të përfundojnë në fund të kësaj pranvere.

Ai po ashtu premtoi që në mandatin e ardhshëm, Vitia do të ketë edhe Palestrën Sportive.

“Palestra e Sporteve e cila ka stagnuar këtu për shumë vjet, ne ia kemi dhënë vëmendjen e duhur. Punimet atje po vazhdojnë e në mandatin tonë të radhës, Vitia do ta ketë Palestrën Sporteve, që e ka pritur kaq gjatë e që meriton aq shumë”, tha Kurti.

Me ndërtimin e digës së ujit në Firaj, Kurti, premtoi se do t’i bëjë me ujë të pijshëm dhe për bujqësi të gjithë banorët e Komunës së Vitisë.

Kurti tha se qeveria e tij në mandatin aktual është përqendruar në katër shtylla: në zhvillimin ekonomik, përparimin demokratik, në shpërndarjen sociale dhe në stabilitetin institucional, dhe, sipas tij në të gjitha këto shtylla ka pasur sukses të plotë.

Ndërkaq, Albulena Haxhiu, kandidate për deputete tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë është në proces të transformimit dhe, sipas saj, asnjë forcë as e brendshme dhe as e jashme, nuk mund ta ndalë atë.

“Rezultati i 9 shkurtit, është i rëndësishëm edhe për shkak të atyre që e penguan çdo formë reformë në drejtësi”, tha ajo, raporton rtk.

Share This