Kurti në SHBA, merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike

Kurti në SHBA, merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago.

Kryeministri Kurti do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”.

“Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Wittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI”, njofton qeveria.

Sipas njoftimit, përgjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale, raporton rtk.

Share This