Kurti: Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri

Kurti: Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës, thotë se Kosova qëndron me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci.

Në platformën “X”, i pari i ekzekutivit kosovar ka shkruar se kjo ngjarje shkaktoi vuajtje të pamasë atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe ka tronditur Evropën dhe botën demokratike.

“Në Kosovë, një vend që ka duruar gjenocid, ne e kuptojmë thellë dhimbjen dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas. Solidariteti ynë nuk është vetëm me fjalë, por edhe me veprime – të presim gazetarë ukrainas në vendin tonë, të dërgojmë pajisje ushtarake dhe së bashku me aleatët tanë si Britania e Madhe, të kontribuojmë në trajnimin e ushtarëve ukrainas. Ne qëndrojmë me Ukrainën në luftën e saj për liri dhe demokraci”, shkroi kryeministri kosovar.

Share This