Kurti në Gjakovë, premton mbështetje për edukimin e fëmijëve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në përurimin e hapjes së Qendrës Mësimore në lagjen “Ali Ibra” në komunën e Gjakovës.
Kjo qendër do të shërbejë për të gjithë fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Kurti premtoi mbështetje për edukimin e fëmijëve.