Kurti: Në Bruksel do të shohim se si mund të ecim përpara
Kurti në konferencën Ndërkombëtare të Rinisë për Vetëvendosje! “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy përvec migrimit ka folur edhe për procesin e dialogut, me theks të veçantë takimit të nesërm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq, që do të mbahet nesër në Bruksel.
Kryeministri Kurti tha se beson që takimi i nesërm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, do të jetë në funksion të rikapitulimit të procesit të dialogut. Ai vuri në dukje se tashmë janë bërë 3 vjet prej kur merr pjesë në procesin e dialogut, ndërsa shpalosi pritshmëritë për diskutimin e nesërm.
“Besoj që përveç tjerash, takimi i nesërm, edhe bilateral edhe trilateral, do të jetë në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar. Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara”, tha ai para gazetarëve.
Tutje, Kurti u shpreh i bindur se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me aneksin e zbatimit nga Ohri “është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, e cila nuk është realizuar”.
Ai shtoi se “kemi pasur shkelje sistematike të saj”, dhe se nga mosrespektimi i asaj marrëveshjeje “na vijnë të gjitha problemet në raportin me Serbinë”.
Ndërkaq lidhur me tensionet dhe eskalimet, Kurti tha se ato “e kanë adresën, sepse përgjegjësinë e fajësinë në Beogradin zyrtar”. /rtk