Kurti: Nder i vërtetë pritja e ekipit olimpik, e keni bërë vendin krenar
Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një postimi në platformën X ka thënë se ka qenë nder i vërtetë pritja e ekipit olimpik të Kosovës, një ditë pas pritjes shtetërore të organizuar në kryeqytet.
“Ishte një nder i vërtetë pritja e ekipit tonë olimpik në Kosovë dhe festimi i fitores së tyre në Paris, në sheshin George Bush të Prishtinës. Ata sollën në shtëpi edhe dy medalje të tjera olimpike, duke e rritur në pesë numrin e përgjithshëm që Kosova ka fituar gjatë vetëm tre Lojërave Verore”, ka shkruar ai.
Tutje Kurti i ka uruar sportistët dhe i ka falënderuar ata që e kanë bërë vendin krenar, raporton rtk.