Kurti mban takim me qytetarët e Gjakovës, flet për rezultatet e qeverisë

Kurti mban takim me qytetarët e Gjakovës, flet për rezultatet e qeverisë

Kryeministri dhe lideri i LV-së, Albin Kurti, ka mbajtur një takim sot me qytetarë në qytetin e Gjakovës.

“Nga zotimet te progresi në ekonomi, arsim, mbrojtje, energji, kulturë, trashëgimi e sport. E nisëm me qytetin historik, qendrën politike e kulturore që ka dhënë kaq shumë për çlirimin e pavarësinë, zhvillimin ekonomik dhe shtetndërtimin demokratik”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Kurti ka thënë se Gjakova dhe qytetarët e saj lanë gjurmë në çdo etapë ngjarjesh dhe periudhë procesesh kombëtare.

“Ishin e janë pjesë e rrugëtimit për ndryshim dhe zhvillim që filloi katër vjet më parë. E ne ishim sot atje për t’i falënderuar për mbështetjen dhe për të diskutuar rreth rezultateve që kemi arritur së bashku. Shumë punë janë përfunduar për këto katër vjet, shumë projekte rrugës drejt përfundimit e edhe më shumë na presin në të ardhmen. Në Gjakovë rikthehemi me 11 janar për hapjen e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje! për zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shkruar Kurti.

Share This