
Kurti: Libri ‘Një kosovar si Radomiri`, është një testament i guximit
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës `Pjetër Bogdani`, po promovohet libri `Një kosovar si Radomiri` përmbledhje shkrimesh`, nga Radmoir Dimiq, emër i njohur politikë, gazetari e shoqëri civile. Kryeministri Kurti, duke qenë pjesëmarrës në këtë ngjarje kulturore, tha se ky libër që po promovohet sot nuk është thjeshtë një libër, por një testament i guximit, i të vërtetës dhe shpirtit të pathyeshëm të njeriut.
“’Një kosovar si Radomiri” është një rrëfim i së kaluarës, një pasqyrë e sinqertë i realitetit, si dhe një thirrje e fuqishme për të ardhmen”, tha Kurti.
Ai më tej shtoi se Dimiq ishte njeri që guxoi të sfidonte narrativat e kohës të ngrinte zërin edhe kur shumëkush heshti dhe të shihte Kosovën me sy dhe zemër të hapur.
“Sot, derisa po promovojmë këtë libër, ne nuk po festojmë thjeshtë botimin e një vepre, ne po reflektojmë për një rrugëtim, mbi guximin e një individi që tejkalon kohën dhe kolektivin e tij mbi peshën e së vërtetës dhe detyrimin tonë për të ndërtuar një të ardhme për të ndërtuar një Kosovë të lirë dhe demokratike”, tha më tej, Kurti.
Nga ana e tij, autori i librit `Një kosovar si Radomiri”, përmbledhje shkrimesh’, Radomir Dimiq, duke shprehur falënderimin për të pranishmit dhe Ministrinë e Kulturës për mbështetjen ne botimin e këtij libri, tha se përmes këtij libri ka dashur ta zgjerojë hapësirën e lirisë.
“Ky libër është biografia ime kundër luftës, rezistenca ime, e vërteta, drejtësia, solidariteti, liria dhe mospranimi i gënjeshtrave të askujt për të vërtetën e tyre”, tha, mes tjerash, Dimiq.
Tutje, në fund të fjalës së tij, Dimiq recitoi vargjet e poezisë “Mëmëdheu” të rilindësit tonë, A.Z. Çajupi.
Radomir Dimiq nuk është emër i panjohur në politikë, gazetari e shoqëri civile. Nuk është i panjohur as si drejtues ndërmarrjesh shtetërore në të kaluarën në Kosovë.
Tash e 25 vjet ai me vullnet dhe pa frikë angazhohet publikisht për një shoqëri kosovare jo të ndarë, për një shoqëri që sheh nga e ardhmja, pa harruar të kaluarën. /rtk/