Kurti lavdohet me “Program master për Energjetikë”, Bajrami: Pse s’po folë për skandalet në këtë sektor?

Kurti lavdohet me “Program master për Energjetikë”, Bajrami: Pse s’po folë për skandalet në këtë sektor?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka reaguar ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,  i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shpërndau  një njoftim të ish-ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, rreth akreditimit të programit Master në Energjetikë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se programet e reja në Universitetin e Prishtinës hartohen dhe mbrohen ekskluzivisht nga stafi akademik, pa asnjë ndërhyrje apo kontribut nga niveli qeveritar.

“Ani ‘Program master për Energjetikë’. Lej more punët e të tjerëve, se as ti as Nagavci asnjë meritë aty nuk e keni. Këtë e them me përgjegjësi të plotë se jam pjesë e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës prej vitit 2004, disa herë kam marrë pjesë në akreditim të programeve të reja dhe të atyre ekzistuese.Krejt programet e reja hartohen dhe mbrohen para ekspertave të akreditimit nga stafi akademik dhe asnjë një punë këtu as qeveria as MASHT-i nuk ka , asnjë të vetme”, ka shkruar ajo, raporton Periskopi.

Bajrami ka kritikuar Kurtin për mosadresim të skandaleve në sektorin e energjisë, sipas saj është kthyer në terren të korrupsionit dhe keqpërdorimeve gjatë qeverisjes aktuale.

“Ti je përgjegjës për gjendje dhe skandalet në sektorin e energjisë, sepse ish ministrja e ekonomisë, njerëzit që i keni qu në ZRRE dhe në KOSTT kanë leju dhe kanë ndihmu të lulëzoj mafia e energjetike.Kur ju keni folë për Damir Fazlliqin e Vuk Hamoviqin, për besë ne tjerët as idenë se kemi pasë kush janë Merre lexoji të dhënat e publikuara te buletini ekonomik dhe përgjigju.1.11 Euro është ble shërbimi i transportit për një MWh e na është shitë neve 798.32 Euro. Njëra prej kompanive përfituese ishte ETF sipas teje është e këtij Vuk Hamoviqit, ajo tjetra NOA, që ka hy në treg për herët të parë në qeverisjen tënde dhe sot është kompania e 8-të për nga qarkullimi në Kosova, mos harroj i ka dy punëtorë”, tha Bajrami.

“Jemi të varfër apo të vjedhur? Deklarohu, Albin!” përfundon reagimi./Periskopi/

Share This