Kurti: Kujdesemi të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendin tonë
Kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë qëndrimit në Oslo kanë mbajtur një takim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë atje.
I pari i ekzekutivit ka thënë se mërgata gjithmonë ka qenë ura që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë.
“E ne po kujdesemi që të jemi ura që i shton lidhjet e mërgatës me vendit tonë. Sinergji, që e forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja, kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit”, ka shkruar Kurti në Facebook, teksa ka publikuar pamje nga tubimi me bashkëatdhetarët, raporton rtk.