
Kurti kërkon drejtësi për Ukshin Hotin dhe hapjen e arkivave të gjenocidit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për drejtësi ndaj Ukshin Hotit, një nga figurat më të shquara intelektuale dhe patriotike të Kosovës.
Në një deklaratë të sotme për media nga Tribuna mbi veprën e profesor Ukshin Hotit me rastin e 82 vjetori i Lindjes së tij, Kurti theksoi rëndësinë e kujtesës dhe përkujtimit të veprës së Hotit për të ngritur përgjegjësinë kombëtare dhe historike në rrugën drejt avancimit të Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi.
“Kërkojmë drejtësi për Ukshin Hotin, por mbi të gjitha kërkojmë që faktorët ndërkombëtarë të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar për hapjen e arkivave të gjenocidit të forcave serbe në Kosovë. Vetëm në këtë mënyrë, fati i profesor Ukshin Hotit dhe rreth 1600 viktimave të tjera do të ndriçohet dhe drejtësia do të vendoset,” deklaroi Kurti.