Kurti: Jetëshkrimi i secilit dëshmor, burim i historisë moderne të Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të UÇK-së, në përballje me ushtrinë serbe te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut.
Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se jetëshkrimet e secilit dëshmor të lirisë janë burime të historisë moderne të Kosovës, sepse me veprat e tyre, ata e kanë bërë vet këtë histori
“Duke i kujtuar çdo vit në përvjetorët e tyre të përjetësimit, historitë e tyre i institucionalizojmë në vlerat e shtetit tonë, rezultat i sakrificës së tyre. Jetëshkrimet e secilit dëshmor të lirisë janë burime të historisë moderne të Kosovës, sepse me veprat e tyre, ata e kanë bërë vet këtë histori”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, rëniet e dëshmorëve në luftën për lirinë e Kosovës, janë stacione përkujtimi dhe reflektimi për kultivimin dhe mirëmbajtjen e angazhimit tonë të përditshëm për fuqizimin e kësaj lirie.
“Andaj sot, 26 vjet më pas, i kujtojmë 41 dëshmorët në me krye Mujë Krasniqin – Kapuçin, të rënë më 14 dhjetor 1998, në përballje me ushtrinë serbe te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut. Mirënjohje e thellë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë së Kosovës:
- Mujë Halil Krasniqi (06.06.1967) – Klinë
- Ali Halil Krasniqi (13.05.1975) – Klinë
- Bashkim Azem Krasniqi (25.02.1977) – Klinë
- Gani Hasan Zogaj (19.05.1973) – Klinë
- Ilir Hazir Asllani (27.07.1969) – Skënderaj
- Rifat Fazli Mëziu (28.11.1968) – Skënderaj
- Agim Halil Mëziu (10.04.1974) – Skënderaj
- Xhevat Shaban Thaçi (23.08.1979) – Drenas
- Muhamet Aziz Dervishi (27.11.1967) – Drenas
- Sylejman Zeçir Elshani (11.05.1957) – Drenas
- Faton Nazif Xhylani (06.04.1981) – Drenas
- Gani Halit Elshani (19.05.1973) – Drenas
- Luljeta Jahir Shala (20.11.1977) – Drenas
- Agron Mahmut Mehmeti (07.11.1973) – Drenas
- Mentor Ramadan Ibriqi (09.01.1979) – Drenas
- Kadri Haki Demaj (21.01.1975) – Shtime
- Fadil Bajrush Rashiti (08.01.1975) – Shtime
- Afrim Islam Musliu (21.01.1970) – Shtime
- Selim Shaip Selimi (07.02.1978) – Shtime
- Arben Rexhep Hyseni (12.04.1980) – Shtime
- Hafir Imri Bajrami (15.04.1980) – Shtime
- Xheladin Hamdi Xheladini (02.04.1976) – Shtime
- Ramadan Deli Elshani (20.01.1976) – Shtime
- Naser Shefki Kelmendi (13.07.1976) – Shtime
- Isa Xhemshir Olluri (12.02.1979) – Lipjan
- Enver Zymer Olluri (31.01.1979) – Lipjan
- Qamil Hysen Olluri (15.11.1976) – Lipjan
- Beqir Sefë Gashi (03.01.1966) – Malishevë
- Hazir Nezir Kryeziu (06.09.1956) – Malishevë
- Kadri Jahir Gashi (26.03.1980) – Malishevë
- Maliq Hamëz Karaqica (13.08.1949) – Malishevë
- Astrit Gafurr Bytyqi (17.04.1980) – Ferizaj
- Hysni Shaip Kajtazi (24.04.1979) – Ferizaj
- Bekim Qamil Bytyqi (04.02.1978) – Rahovec
- Isaj Muharrem Morina (13.03.1958) – Rahovec
- Mevlan Tefik Hoxha (09.07.1974) – Prizren
- Qenë Avdyl Qenaj (25.08.1957) – Prizren
- Besim Sylejman Qarri (26.04.19780 – Suharekë
- Hysen Kadri Bujupi (28.10.1969) – Istog
- Veli Beqir Ballazhi (13.09.1978) – Hani i Elezit
41. Avni Bislim Kutllovci (21.03.1977) – Vushtrri”.