Kurti i uron xhudistëve suksese në Lojërat Olimpike
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, teksa ka shpërndarë një video me trajnerët dhe xhudistët që bënë historinë ndër vite në sportin e xhudos.
“Ju dëshirojmë sukses me mendje, me zemër e me shpirt këtyre sportisëve që na kanë bërë krenar përgjatë viteve të fundit. Ju dëshirojmë rrugë të mbarë dhe suksese”, ka qenë urimi i Kurtit në video.
Kurti këtë vizitë e ka bërë katër ditë para pjesëmarrjes të ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike në Francë, të përbërë nga Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka bashkë me trajnerin Driton Kuka e Majlinda Kelmendi.