
Kurti e quan lajm të mirë nisjen e punimeve të stadiumit në Gjilan
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar nisjen e punimeve të Stadiumit të Qytetit në Gjilan si lajm të mirë.
I shoqëruar nga zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ata kanë vizituar sot qytetin e Gjilanit, me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e stadiumit, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
“Një lajm i mirë për komunën, për klubet futbollistike të qytetit, KF Drita dhe KF Gjilani, për tifozët e zjarrtë dhe për të gjithë sportdashësit në vend”, ka thënë Kurti.
Punimet të cilat kanë filluar sot, parashihen që të finalizohen brenda dy viteve. Vlera e projekti është afër 12.8 milionë. Stadiumi do të ketë kapacitet prej 8750 ulëse.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të KF Drita dhe KF Gjilani.