
Kurti e Osmani “pozojnë” nga Konferenca e Sigurisë në Munih
Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani tash e një kohë kanë pasur raporte “të ftohura” me njëri-tjetrin. Megjithatë, të dy janë parë bashkë sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku edhe kanë bërë një fotografi.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka shpërndarë një fotografi ku shihet së bashku me Kurtin dhe Osmanin.
Hera e fundit kur Osmani dhe Kurti janë parë bashkë ka qenë më 24 dhjetor 2024, në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes.
‘Ftohja’ mes Kurtit dhe Osmani është vërejtur që nga maji i këtij viti kur Kurti e Donika Gërvalla dërguan një letër në Këshill të Evropës, për të cilën Osmani kishte thënë se nuk e kishin koordinuar me të.