Kurti dhe djali i Adem Jasharit së bashku në “Air Albania”
Në shkallët e stadiumit “Air Albania Stadium” në Tiranë sonte do të ulen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Lulzim Jashari, djali i Adem Jasharit, i njohur si komandanti legjendar i UÇK-së.
Ata kanë udhëtuar së bashku drejt kryeqytetit shqiptar, ndërsa njoftimi është bërë nga shefi i qeverisë.
“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, ka shkruar Kurti në Facebook, teksa ka postuar një fotografi.
Shqipëria sonte ndeshet me Çekinë në një ndeshje të vlefshme për Euro 2024, ku në rast fitore kualifikimi në Evropian i skuadrës së drejtuar nga Sylvinho formalizohet, ndërsa në rast rezultatesh të tjera atëherë Shqipërisë i duhet të presë dy ndeshjet e tjera, me Moldavinë dhe me Ishujt Faroe.
Në ndeshjen e parë në Çeki ndeshja qe mbyllur me barazim. Shqipëria po kryeson Grupin E me dhjetë pikë nga pesë ndeshje, përpara çekëve që kanë tetë pikë nga katër ndeshje. Më poshtë gjenden Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.